Lexoni edhe:
Shtohen infektimet, Mali i Zi shtrëngon masat në disa qytete
Një postier në Vietnam po vlerësohet si një hero pasi ai shpëtoi një vajzë të vogël ndërsa ajo ishte duke rënë nga një ndërtesë 12-katëshe në Hanoi.
Nguyen Ngoc Manh, një profesionist i shpërndarjeve të porosive në kryeqytetin vietnamez, pa një vajzë dyvjeçare të varur në ballkon kur arriti me një pako për një nga banorët në zonë, transmetojnë mediat vietnameze.
Shtohen infektimet, Mali i Zi shtrëngon masat në disa qyteteLexoni edhe:
Menjëherë sapo dëgjoi zërin, postieri vrapoi për të ndihmuar vajzën e vogël.
Tmerri nuk përfundoi këtu, pasi me të kapur vajzën e vogël, postieri u trondit kur pa që ajo po derdhte gjak nga goja. Ai e mori dhe e dërgoi me shpejtësi në spital. Raporti i spitalit tregoi që ajo kishte frakturë në këmbë dhe duar, por gjendja ishte stabile.
(Kosova Sot Online)