Lexoni edhe:
Qeveria në ikje e shkeli ligjin anti-Covid në fushatë zgjedhore dhe dështoi me vaksinën, qytetarët e rrezikuar nga përhapja masive e infeksionit dhe vdekjet nga Covid-19
Kryetari i Komunës së Vushtrrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se edhe gjatë këtij viti do të ndahen nga 120 euro për secilin fëmijë që lind në këtë qytet.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se buxhetin e kanë siguruar, derisa procedurat e aplikimit janë të njëjta sikurse në dy vitet e fundit.
“Edhe këtë vit, Komuna e Vushtrrisë do të ndaj 120€ për fëmijët e porsalindur në qytetin tonë. Pra për të 2 vit me radhë po zbatojmë një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale! Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njejtat!”, ka shkruar Tahiri.
https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1627900247407182
(Kosova Sot Online)