Lexoni edhe:
Ehat Miftaraj propozon një masë anti-COVID: Të izolohen për 6 muaj liderët e partive
Një zyrtar policor ka plagosur dje dy qytetarë në Dragash, pas një mosmarrëveshje që ndodhi mes tyre. Nga kjo përleshje janë arrestuar tre persona.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Prizrenit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Ehat Miftaraj propozon një masë anti-COVID: Të izolohen për 6 muaj liderët e partive Lexoni edhe:
Të dyshuarit janë ndalur në mbajtje.
“Dragash, 04.03.2021 – 16:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar njëri prej tyre zyrtar policor pasi që pas një përleshje fizike, zyrtari policor ka përdorur armën me ç’rast i ka plagosur dy persona. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore, të lënduarit kanë pranuar dhe janë në trajtim në spital e Prizrenit dhe jashtë rreziku për jetë. Në lidhje është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit ndalen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
(Kosova Sot Online)