![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Vjosa Osmani: Brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit
![Vjosa Osmani: Brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/05/auto_155417027_173339727738453_2668036411141630064_n-600x3601614946061.jpg)
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani tha se 23 vjet më parë në marsin e vitit 1998 Adem Jashari, përçoi mesazhin se liria nuk ka kompromis.
Osmani në manifestimin qendror, Parada e FSK-së, për nder të 23-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shtoi se brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit, duke shtuar se synim mbetet anëtarësimi në NATO.
“Në këtë betejë mbijetoi Besarta si një ogur se pas gjithë këtyre rënieve jeta në familjen Jashari vazhdon”.
“Ai e deshi lirinë e vendit pa asnjë kusht. E kemi dhënë çka do të ndodhë tanë së bashku do të japim jetën ishte ndër xhirimet e pakta e ikonës së luftës”.
“Në 23-vjetorin e epopesë brezat e ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e Adem Jasharit”, tha ajo.
“Familja Jashari luftoi për mbrojtur Prekazin dhe gjithë Kosovën. Ata dëshmuan se popujt si ky i yni mund të sjellin heronj të mëdhenj. Anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik për vendin tonë”.
(Kosova Sot Online)