Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

  • E. /
  • 05 March 2021 - 14:18
 Nëse e shihni këtë person lajmërojeni menjëherë policinë

Policia e Kosovës është në kërkim të një personi nga Peja, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

ADNAN (Nexhat) MUZLIJAJ  i lindur me 17.11.1993 në fshatin Orroberd- Istog.

I akuzuari është i kërkuar për veprën penale:

“VJEDHJE E RËNDË”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]

(Kosova Sot Online)