Lexoni edhe:
Prishtina një oazë e hajnisë së Shpend Ahmetit & Dardan Sejdiut, pse nuk po vepron Prokuroria Speciale?
Rastet e vjedhjeve të rënda gjithandej nëpër Kosovë po shtohen çdo ditë e më shumë, e cak i hajnave përveç bizneseve po del të jenë edhe shtëpitë e veturat.
Një rast i tillë është raportuar edhe dje në fshatin Bllacë të Suharekës, ku një person ka denoncuar në Polici se disa të dyshuar i kanë vjedhur nga vetura 15 mijë euro.
Lidhur me këtë rast, Policia ka hapur rastin si “vjedhje e rëndë”.
(Kosova Sot Online)