Ky është zogu më i moshuar i botës, çel vezën në moshën 70-vjeçare

  • E. /
  • 06 March 2021 - 12:53
Ky është zogu më i moshuar i botës, çel vezën në moshën 70-vjeçare

Albatrosi i njohur me emrin ‘Wisdom’ (Dituri), zogu i egër më i moshuar i botës, ka çelur vezën e saj në moshën 70 vjeçare.

Albatrosi ka lindur zockën e saj më 1 shkurt, në një rezervat të botës së egër në veri të oqeanit Paqësor, njoftoi sot shërbimi amerikan i Peshkut dhe Botës së Egër.

Albatrosët janë pulëbardha gjigande që jetojnë zakonisht 12-40 vjet, por Wisdom, albatros i familjes Laysan, është identifikuar nga studiuesit që prej vitit 1956.

Babai i zoçkës së Wisdom, është Akeakamai, me të cilin nëna ka qenë në çift që prej vitit 2012, thonë zyrtarët amerikanë të botës së egër.

Albatrosët zakonisht kur bëhen çift qëndrojnë përgjithmonë te tille, por Wisdom besohet se ka pasur edhe partnerë të tjerë në të kaluarën, të cilët nuk kanë pasur jetëgjatësinë e saj.

Megjithse Wisdom lindi zoçkën e saj në shkurt, në grupin e ishujve të vegjël Midway Atoll në Paqësor, ngjarja është raportuar vetëm kësaj jave.

“Wisdom lëshoi vezën e saj dikur në ditët e fundit të nëntorit. Pak më pas, ajo u kthye në det për të kërkuar ushqim ndërsa partneri i saj Akeakamai mori detyrat e ngrohjes së vezës.

Albatrosët i ndajnë të gjitha detyrat e prindërimit, si gjatë periudhës së inkubacuionti të vezës edhe më pas në ushqimin e zogut”.

Zyrtarët besojnë se albatrosi në fjalë ka lindur 30 deri në 36 zogj gjatë jetës së saj. Albatrosët lëshojnë vetëm një vezë një herë në disa vjet. Ishujt Midway Atoll strehojnë koloninë më të madhe në botë të albatrosëve në botë.

(Kosova Sot Online)