Avdullah Hoti: Pjesëmarrja e FSK’së në misione paqeruajtëse, ndër hapat më të rëndësishëm historikisht

  • E /
  • 09 March 2021 - 14:10
Avdullah Hoti: Pjesëmarrja e FSK’së në misione paqeruajtëse, ndër hapat më të rëndësishëm historikisht

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se ndjehet i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie kontingjenti i FSK-së është nisur në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.

“Ndjehem vërtetë i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës. Pjesëmarrja në misione paqeruajtëse, bashkë me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-të,  është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova si shtet dhe si Forcë e Sigurisë, drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike. Gjithmonë krenar me djemtë dhe vajzat  e FSK-së”, ka shkruar ai në rrjetin e tij social Facebook.

Sot është mbajtur ceremonia e nisjes së kontingjentit të parë paqeruajtës të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvajt.

(Kosova Sot Online)