![](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/11/200x200_g51615455407.png)
Lexoni edhe:
Aksident i rëndë me autobusin e nxënësve, 27 të vdekur
Shtëpia e Shëndetit në Graçanicë, që funksionon në kuadër të sistemit shëndetësor të Serbisë, ka ftuar “të gjithë të interesuarit” që duan të marrin vaksinën anti-COVID të Pfizerit, të lajmërohen.
Në njoftimin e kësaj qendre thuhet se imunizimi me vaksinën kineze Sinopharm po vazhdon në Kurshumli, ndërkohë që me atë amerikano-gjermane Pfizer-BioNTech, do të bëhet në javët në vazhdim, po në Kurshumli.
Aksident i rëndë me autobusin e nxënësve, 27 të vdekur Lexoni edhe:
Serbia ka siguruar rreth dy milionë vaksina anti-COVID dhe ka përcaktuar disa qyteteve, si Vranja, Rashka e Kurshumlia si qendra për t’i vaksinuar serbët e Kosovës.
Kryesisht deri më tash, serbët e Kosovës janë vaksinuar me vaksina kineze dhe ruse.
Ndërkohë, në Kosovë ende nuk ka mbërritur asnjë vaksinë anti-COVID.
Qeveria në detyrë kishte paralajmëruar se vaksinat e para do të vinin në shkurt, e tash insiston se do të vijnë në mars.
(Kosova Sot Online)