Në orën 15:00 varroset 16-vjeçari që vdiq sot pas infektimit me COVID-19

  • E. /
  • 11 March 2021 - 11:32
 Në orën 15:00 varroset 16-vjeçari që vdiq sot pas infektimit me COVID-19

Një 16-vjeçar nga fshati Vërban i Vitisë është bërë bërë viktima më e re në moshë nga COVID-19 në Kosovë.

Drejtori i Spitalit Regjional të Gjilanit, Nisret Hajrullahu e ka konfirmuar rastin duke konfirmuar se i riu ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Ky është rasti i parë në Kosovë në moshë të re që nuk i mbijeton virusit.

Sipas mediave lokale, i ndjeri me inicialet B.B është nga fshati Vërban i komunës së Vitisë.

Varrimi i tij tutje raportohet se do të bëhet sot në ora 15:00 në varrezat e këtij fshati.

(Kosova Sot Online)