Lexoni edhe:
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti afër përmbylljes së mandatit të dytë, thellësisht i inkriminuar, i paprekshëm dhe i mbrojtur nga drejtësia e korruptuar!
Dy kandidatet femra shqiptare, Arbenita Shabani Zejna dhe Anita Islami, kanë fituar në zgjedhjet e 7 marsit 2021 në Zvicër.
Theksohet se ato do të jenë pjesë e Këshillit Komunal të Komunës Rolle, Kantoni Vaud, Zvicër. Arbenita është dizajnere dhe rizgjidhet për të dytën herë në këtë pozicion. Anita është 20 vjeçe dhe studion për Grafik Dizajn në Lozanë.
Ato u zgjodhën këshilltare komunale për komunën Rolle, Kantoni Vaud, Zvicër,përcjell albinfo.ch.
Dy shqiptaret, Arbenita dhe Anita, në këto zgjedhje garuan në listën e Partisë Socialiste.
Kujtojmë se edhe dy shqiptarë të tjerë fituan në zgjedhjet e 7 marsit. Musa Kamenica, shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër, rifitoi të drejtën për të qenë pjesë e Asamblesë së Komunës së Lozanës. Gjithashtu edhe Ibrahim Berisha u zgjodh deputet në Parlamentin komunal të vendit ku jeton.
(Kosova Sot Online)