66 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

  • E. /
  • 12 March 2021 - 10:36
 66 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, 10 në gjendje të rëndë

66 pacientë të infektuar me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

Nga spitali kanë njoftuar se 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, ndërsa 46 pacientë janë në oksigjenoterapi.

“66 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, njofton spitali.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 240 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

(Kosova Sot Omline)