Policia për ngjarjen e mistershme: Po merremi në identifikimin e personit që spërkati me lëndë të dyshimtë

  • E. /
  • 12 March 2021 - 12:06
 Policia për ngjarjen e mistershme: Po merremi në identifikimin e personit që spërkati me lëndë të dyshimtë

Policia po ndërmerr masa për gjetjen e personit që u pa mbrëmë duke spërkatur hyrjet e objekteve banesore në Tetovë.

Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës thotë se fillimisht do mundohen ta identifikojnë kryersin veprës e më pas edhe motivin e ngjarjes.

“Mbrëmjen e djeshme (11-mars) në orën 21:55, personi S.P. (37) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 19.00, një person i panjohur me mjet të panjohur, me shumë gjasë me spërkatës, ka spërkatur derën e përparme të një ndërtese banimi në rrugën ,,Boris Kidriç ”në Tetovë dhe pasi e ka vërejt një person tjetër banues në këtë ndërtesë, është larguar me shpejtësi nga vendi. Po merren masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e çështjes”, thonë nga policia e Maqedonisë.

Rikujtojmë se kjo ngjarje vjen në prag të rritjes së vrullshme të të infektuarve me covid në Maqedoni.

Ka dy ditë që në të gjithë Maqedoninë është vendosur ora policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

(Kosova Sot Online)