Këta janë tre politikanët më të votuar në Kosovë
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 14 shkurt të këtij viti.
Vjosa Osmani është politikania më e votuar në zgjedhjet e fundit në Kosovë me 300.756 vota, derisa i dyti është Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, i cili ka arritur të fitojë 200.646 mijë vota.
Ish-ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti, Arben Vitia është renditur si politikani i tretë më i votuar në zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Arben Vitia është votuar nga 107.858 votues.
(Kosova Sot Online)