Lexoni edhe:
Gani Geci: LDK’ja të zgjedhë një kryetar që nuk është patericë as e VV’së, as e PDK’së
Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pasi nuk ka arritur të futet si deputete në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës.
Haradinaj-Stublla me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ndaj saj është vendosur një skemë e cila thotë se e funksionoi për t’ia tjetërsuar rezultatin që u certifikua sot.
“Skema kriminale funksionoi për të më njollosur rrënjësisht mua dhe familjen time, dhe për të tjetërsuar rezultatin që u certifikua sot sipas planit duke varrosur të vërtetën e vullnetit qytetar!”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Gani Geci: LDK’ja të zgjedhë një kryetar që nuk është patericë as e VV’së, as e PDK’së Lexoni edhe:
Postimi i plotë i saj:
SKEMA KRIMINALE FUNKSIONOI…
… për të më njollosur rrënjësisht mua dhe familjen time, dhe për të tjetërsuar rezultatin që u certifikua sot sipas planit duke varrosur të vërtetën e vullnetit qytetar!
Incizimi i inskenuar e i sponzorizuar, që u publikua ditë më parë, që u interpretua nga pseudo-portalet sipas dëshirës së porositësve, se kinse bashkëshorti im implikohet në bisedat e ulëta që zhvilloheshin në atë video 30 minutëshe, përmban tregues të mjaftueshëm e të bindshëm për inskenimin e dobët teatral që bëri banda kriminale sponzorizuese e kësaj fushate denigruese KUNDËR MEJE.
Por, t’i kthehemi substancës:
Tani që u raportua se dy veglat e krimit të videos kanë dalë para drejtësisë, skenari dhe porositësit e tij besoj fuqishëm se përfundimisht do të zbardhen me zbulimin e identitetit të protagonistit të tretë X1 (dhe mendoj kryesor) të video-inskenimit. I bëj thirrje publike Kryeprokurorit të Prishtinës Kujtim Munishi, i cili apostrofohet nga personi i tretë në këtë video publike në minutin 25:10, që të deklarohet se nëse ekziston lidhja e tij me këtë person, nëse e ka takuar siç po pretendohet në video, dhe kush është ai. Personi i tretë zbardhë gjithçka… madje edhe porositësin ‘politik’ që ka udhëzuar inskenimin e kësaj videoje, dhe ka kurdisur votat në QNR!
Faktet janë kokëforta, dhe e vërteta është brutale.
Në pritje të saj…
(Kosova Sot Online)