“Ndaheshim çdo javë”, çifti prangoset për tre muaj që të mos ndahen

  • E. /
  • 13 March 2021 - 13:49
 “Ndaheshim çdo javë”, çifti prangoset për tre muaj që të mos ndahen

Alexandr Kudlay, 33 vjeçar dhe Viktoria Pustovitova, 28 vjeçar, kanë gjetur një zgjidhje të pazakontë për të qëndruar të pandashëm.

Në Ditën e Shën Valentinit, ata vendosën të prangosnin duart së bashku për tre muaj dhe filluan të flasin për përvojën e tyre në mediat sociale.

“Për sa i përket komoditetit fizik, me kalimin e çdo dite, ne jemi duke u mësuar gjithnjë e më shumë. Bëhet më e lehtë,” i tha Kudlay Reuters në banesën e tyre në qytetin lindor të Kharkiv.

Ai erdhi me idenë pasi Pustovitova tha që ajo donte të ndahej me të.

“Ne zakonisht ndaheshim një ose dy herë në javë. Kur gjatë një përleshjeje tjetër Vika tha edhe një herë se duhet të ndaheshim, unë u përgjigja: Atëherë unë do të të lidh me veten time.”

Pustovitova refuzoi idenë e tij në fillim, duke mbyllur telefonin herën e parë që ia sugjeroi, por përfundimisht ndryshoi mendjen. Për gati një muaj, nuk ka probleme mes tyre.

“Mendova që do të ishte një përvojë interesante për mua, që do të sjellë në jetën time emocione të reja të ndritshme të cilat nuk i kam provuar më parë,” tha Pustovitova.

“Unë e dua atë, kështu që arrita në një vendim për ta bërë atë.”

Sa i përket marrëdhënies së tyre, “disa tensione janë larguarë”, por çifti thotë se kanë gjetur mënyra të reja për të trajtuar mosmarrëveshjen.

“Konfliktet midis nesh nuk u zhdukën, ne ende luftojmë. Por kur i afrohemi një qorrsokaku dhe nuk ka mirëkuptim midis nesh, ne thjesht ndalojmë së foluri në vend”, tha Kudlay.

(Kosova Sot Online)