![Iu vazhdohet paraburgimi të dyshuarve për rastin e vrasjes në Aktash](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/29/200x200_Drejtesi_polici1701279653.jpg)
Zemaj mirëpret vendimin e Qeverisë për ndarjen e 10 milionë eurove për MSH’në
![Zemaj mirëpret vendimin e Qeverisë për ndarjen e 10 milionë eurove për MSH’në](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/15/auto_116467954_3261838177196373_184378920876015748_o1615814475.jpg)
Ministri në detyrë i Shëndetësisë ka mirëpritur vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e 10 milionë eurove për MSH’në.
Zemaj po ashtu ka thënë se lajm i mirë është edhe mbështetja financiare që do t’i ofrohet personelit shëndetësor dhe atij teknik.
Shkrimi i tij i plotë:
Dy lajme të mira. Personeli shëndetësor dhe teknik i cili ka qenë i angazhuar për menaxhimin e pandemisë, do të përfitojnë edhe mbështetje financiare.
Kjo u bë e mundur sot nga vendimi i Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 10 milion eurove, të cilat mjete po ashtu do të dedikohen edhe për blerjen e materialeve dhe aparaturave mjekësore.
Falënderoj edhe një herë të gjithë ata që në forma të ndryshme kanë ndihmuar Ministrinë e Shëndetësisë për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë.
Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe vendimin për pagesën e specializantëve me vetëfinancim, nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfere.
(Kosova Sot Online)