
Eliza Hoxha njofton se është siguruar plazma e gjakut për babain e saj

Deputetja e rizgjedhur e PDK-së, Eliza Hoxha, ka njoftuar se është siguruar plazma e gjakut për babain e saj, pas një postimi që ka bërë dje me anë të të cilit kërkonte ndihmë për prindin e saj.
Ajo ka falënderuar njerëzit e vullnetit të mirë për dhurimin e gjakut.
“Të dashur miq, plazma për babin u sigurua.
Dua të falenderoj secilin për gatishmërinë dhe vullnetin për të na ndihmuar. Shumë faleminderit për dhuruesit!
U jemi shumë mirënjohës e gjithë familja.
Kosova është e bukur sepse vazhdon me pas njerëz vullnetmirë”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
(Kosova Sot Online)