Lexoni edhe:
Haziri: LDK është standard e shkollë politike. Është vet shteti i Kosovës për të cilin do të punojmë pa u ndal
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se është pro mbajtjes së mësimit online, nëse nuk zgjatë më shumë se dy javë.
Jasharaj ka deklaruar se SBAShK’u e përkrah vendimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për të vazhduar mësimi online.
“SBASHK-u që në fillim ka insistuar që ta kemi mësimin në institucionet arsimore, por është IKSPHK dhe MSH që e përcjellin nga afër gjendjen dhe nëse ata vlerësojnë se situate është më e keqe që duhet, SBASHK-u edhe në fillim ka përkrahë tri versionit të MASH-it, për hir të ruajtjes së shëndetit, e përkrahiom që të kemi një pauzë dhe të kalohet për një klohë të shkurtër në mësimin online”, ka deklaruar Jasharaj.
Por, kreu i SBAShK’ut ka thënë se shpreson që mësimi online të mos zgjasë më shumë se dy javë dhe nxënësit e mësimdhënësit t’i kthehen mësimit nëpër shkolla.
“Uroj që të mos jetë më i gjatë se 2 apo tri javë, sepse mësimi në shkolla është më funksional dhe më i lehtë”, ka deklaruar Jasharaj.
Ndryshe, Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, sot ka deklaruar se po shqyrtohet mundësia që mësimi online të fillojë nga data 22 mars.
“Po shqyrtohen mundësitë për fillimin e mësimit online në të gjitha nivelet e arsimit, për dy javët e ardhshme, duke filluar nga 22 marsi. Vendimi lidhur me këtë çështje pritet të merret sot pasdite pas takimit të përbashkët të MASH-it, MSH-së , IKSHPK-së, SBASHK-ut dhe Këshillit të Prindërve”, ka shkruar Hoti në Facebook.
(Kosova Sot Online)