Lexoni edhe:
Ringjallja e LDK-së së përmbysur nga politika staliniste e Isa Mustafës, mision me plotë të panjohura për kryetarin e ri Lumir Abdixhiku!
Aktorit të njohur kosovar, Luan Jahës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore për shkak të infektimit me Covid-19.
Vajza e tij, Hana ka bërë thirrje që njerëzit vullnet mirë t’i sigurojnë plazmën e gjakut.
“E kemi me urgjencë të sigurojmë plazmën e gjakut për babin (Luan Jaha), andaj personat që e kanë vullnetin e mirë dhe sapo e kanë kaluar Covidin e që kanë grupin e gjakut A Pozitiv të më lajmërohen.Na duhen dhurues me minimum 50+ antitrupa. Ju falenderoj paraprakisht për vullnetin e mirë dhe ndihmën”, ka shkruar ajo në Facebook.
Pas lajmit që u shpërnda në media ka reaguar edhe vetë Jaha përmes rrjeteve sociale.
Ai ka thënë se gjendja e tij shëndetësore momentalisht stabile.
“Përshëndetje miq, Ju faleminderit shumë për gatishmërinë! Gjendja ime shëndetësore është stabile. Uroj të shihemi për të mira! Ju paça ë”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)