
Lexoni edhe:
Lajmërohet Luan Jaha pasi u kërkua gjak për shërimin e tij nga COVID 19: Gjendja ime shëndetësore është stabile
Profesori i Filozofisë Politike, Blerim Latifi ka thënë se ata shqipfolës që flasin kundër shtetit të Izraelit nuk janë të indoktrinuar vetën nga antisemitizmi vehabist por edhe nga trashëgimtarë të antisemitizmit titist.
Latifi këtë analogji e ka përshkruar me një ngjarje kur Izraeli ishte në luftë tre javore me shtetet arabe në vitin 1973.
Latifi citon historianin slloven Jozhe Pirjevec në librin autobiografik për Titon ku mes tjerash Tito kishtë vënë në dispozicion aeroportet jugosllave rusëve për të furnizuar me armatime ushtritë egjiptiane dhe siriane.
Kur Tito kishte kuptuar se arabët po e humbnin luftën ndaj Izraelit, ai kishte telefonuar presidentitn egjiptian Sadatin për ta bindur se duhej të bombardohej masivisht Tel Avivi për ta ndryshuar fatin e luftës.
“Kur ishte kuptuar se arabët po e humbisnin luftën, ai kishte telefonuar presidentin egjiptian, Sadatin, për ta bindur se duhej të bombardohej masivisht Tel Avivi, për të ndryshuar fatin e luftës. Këta shqipfolësit e sotëm që mbushin përditë profilet e tyre në rrjetet sociale me deklarata antisemite, nuk janë thjesht individë të indoktrinuar nga antisemitizmi vahabist, janë gjithashtu edhe trashëgimtarë të antisemitizmit titist”, ka shkruar Latifi.
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan mendojnë se hapja zyrtare e Ambasadës në Jerusalem do të ketë pasoja për Kosovën.
Nabhan tha dje se Kosova, e cila, thotë ai, “nuk është ende shtet”, ka filluar shkeljen e ligjit ndërkombëtar në dëm të popujve të tjerë, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Lindjen e Mesme.
“Është sulm ndaj të drejtave tona dhe njerëzve tanë. Kosova kështu po i shkel të drejtat e popullit palestinez për shtetin dhe kryeqytetin e saj. Prishtina po shkel po ashtu të drejtën ndërkombëtare, sepse Jerusalemi është okupuar nga Izraeli që nga viti 1967, dhe që një vend të bëhet anëtar i organizatave ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara, duhet t’i përmbahet të drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Nebhan në një intervistë për “Kosovo Online”. Ai paralajmëroi se do të ndërmarrin hapa “që nuk do t’i pëlqejnë Kosovës”.
Po kështu mendon edhe deputeti i LVV-së, i cili ka arritur ta marrë edhe një mandat në organin më të lartë ligjvënës të shtetit. Eman Rrahmani shkroi sot se me këtë vendim, Kosova po del kundër të drejtës, lirisë dhe demokracisë.
“Kjo tregon që këto qeverisje e ky pushtet kur i jepet mundësia edhe mund të bëjnë të padrejta, mund të bëhen mohuese të vërtetës. Një popull që për një shekull luftoi për liri, për drejtësi e pavarësi nuk mund të dalë kundër të drejtës, lirisë dhe demokracisë. Qëndrimet e këtyre pushteteve nuk duhen të jenë qëndrime të popullit i cili më së miri di të tregojë për liri, barazi e drejtësi”, ka shkruar Rrahmani.
Ambasadori i Palestinës në Serbi, tha dje se Kosova “nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”, pas hapjes së Ambasadës në Jerusalem.
“Padyshim, Kosova ka një peng në lojëra të ndryshme që janë në dëm të popujve tanë, jo vetëm në Ballkan por edhe në Lindjen e Mesme dhe kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar”, ka thënë Nabhan.
Këtë e parashikon edhe deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani. Ai tha se Kosova do ta “korrë” atë që e ka “mbjellur”.
“Njohja e shtetësisë nuk blihet në kurriz të tjerëve, nuk blihet duke bërë padrejtësi ndaj popujve. Çdo kush, çdo herë, kudo e kurdo do të korrë atë që ka mbjell”, ka shkruar Rrahmani.
https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/452343802577264
(Kosova Sot Online)