Lexoni edhe:
Krimi i organizuar dhe korrupsioni në Kosovë e ka zanafillën nga dështimi i drejtësisë për zbardhjen e vrasjeve politike “enigmatike” që po gjykohen në Gjykatën Speciale të Hagës!
Të zgjedhurit e popullit që kanë marrë besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit kanë filluar të regjistrohen si deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Në hollin e këtij institucioni gjatë këtyre ditëve pritet secili prej 120 deputetëve të zgjedhur t’i kryejnë procedurat administrative për t’u ulur në karriget e organit legjislativ.
Ndërkohë, më 22 mars, të hënën e javës së ardhshme pritet të konstituohet legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës.
Gjatë javëve në vijim poashtu priten të mbahet edhe seanca për formimin e Qeverisë dhe ajo për zgjedhjen e presidentit.
(Kosova Sot Online)