Lexoni edhe:
Qeveria e re e presidenti javën e ardhshme, këta persona pritet të emërohen ministra
Drejtori ekzekutiv në organizatën Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) Ehat Miftaraj, në një konferencë të thirrur për media, ka dalë me gjetjet preliminare sesi erdhi deri te vrasja e 42-vjeçares Sebahate Sopi, nga ish-burri i saj Lulzim Sopi. Miftaraj vlerëson se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dështuar t’i ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë e saj, për t’i ofruar siguri dhe mbrojtje gruas që u vra në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Miftaraj thotë se Sebahate Sopi përveç që është viktimë e ish-bashkëshortit të saj, në radhë të parë është viktimë e Shtetit të Kosovës.
Qeveria e re e presidenti javën e ardhshme, këta persona pritet të emërohen ministra Lexoni edhe:
Ai thotë se 42-vjeçarja është viktimë e neglizhencës së insitucioneve të Kosovës, përkatësisht Prokurorit të Shtetit, teksa shton se komunikata e djeshme e lëshuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës është bërë për t’i ikur përgjegjësisë.
“Sebahate Sopi fatkeqësisht është viktima e radhës së Republikës së Kosovës për shkak të neglizhencës dhe mos ushtrimit të funksioneve kushtetuese dhe ligjore që kanë në këtë rast institucionet e Kosovës -Prokurori i Shtetit. E drejta për jetë është e drejtë e garantuar, që në bazë të kushtetutës duhet të garantohet nga shteti. Institucionet e Kosovës me theks të veçantë Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dështuar t’i ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë e saj, për t’i ofruar siguri dhe mbrojtje në këtë rast viktimës Sebahate Sopi. Çka ishte edhe më e ndjerë ishte komunikata e Prokurorisë, përmes së cilës, në mënyrë amatoreske dhe aspak njerëzore që t’i ikë përgjegjësisë dhe të gënjejë që kjo Prokurori ndër të tjera thuhet se ka ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur me këtë rast”, tha Miftaraj.
Tutje ai ripërsëriti se e ndjera kishte denoncuar dy herë dhunën në polici.
“Sebahate Sopi ka qenë viktimë e dhunës në vitin 2019-të, si rezultat i kësaj kishte një urdhër mbrojtje të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, i cili urdhër-mbrojtje kishte skaduar në fund të vitit 2020. Më 3 mars, vajza e Sebahate Sopit, e kishte raportuar dhunën në familje ndaj nënës së saj nga babai i saj, e që prokurori i shtetit vetëm me një intervistim të zonjës Sopi, kishte mjaftuar që të mos marrë veprime shtesë për t’I siguruar të njejës mbrojtje dhe siguri…Një veprim i tillë që Prokuroria më 4 mars të mos ndërmarrë veprime shtesë për t’u siguruar nëse e njëjta ka mbrojtje ka ndikuar që më 14 mars të këtij viti fatkeqësisht dy jetë të shuhen. E në këtë rast kemi viktimën Sebahate Sopi, që përmes analizës që kemi bërë përveç që është viktimë e bashkëshortit të saj, është viktimë e shtetit të Kosovës”, shtoi ai tutje.
Miftaraj tha se pozita e Prokurorit nuk është privilegj por përgjegjësi, “fatkeqësisht prokurorët po i shfrytëzojnë privilegjet por nuk po i ushtrojnë përgjegjësitë e tyre”, shtoi ai.
E ftuar për të folur për vrasjen e 42-vjeçares ishte edhe Adelina Berisha, Menaxhere e Programit mbi Dhunën në Baza Gjinore, RrGK, në fjalën e saj ajo ka kërkuar përgjegjësi nga insitutcionet për parandalimin e rasteve të tilla, duke shtuar që të mos të tolerohet dhuna dhe vrasja e grave dhe vajzave.
Media ka raportuar se gruaja që u vra në lagjen “Emshir” të Prishtinës, kishte denoncuar dy herë dhunën që kishte ushtruar ish-burri ndaj saj. Denoncimi i fundit kishte ndodhur 12 ditë para se të vritej, fillimisht nga vajza e çiftit.
Pas raportimit, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me një komunikatë për media, përmes së cilës është thënë se viktima “ka refuzuar të pranojë ndihmën mjekësore pasi ka qenë diçka momentale dhe nuk dëshiron që më tutje të vazhdojë me rastin”.
(Kosova Sot Online)