Çfarë diskutuan deputetët e LDK-së me Abdixhikun, e zbulon Besian Mustafa

  • G.g /
  • 17 March 2021 - 16:04
Çfarë diskutuan deputetët e LDK-së me Abdixhikun, e zbulon Besian Mustafa

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është deklaruar pas takimit të grupit parlamentar të kësaj partie, me kryetarin Lumir Abdixhiku.

Mustafa tha se ky takim ishte konsultativ për seancën e së hënës ku pritet të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

“Sot kryetari Abdixhiku ka mbajture takim konsultativ me Grupin Parlamentar të LDK-së për të diskutuar procesin e seancës themeluese të Kuvendit ose legjislaturës së hënën. Ashtu siç ka deklaruar edhe kryetari Abdixhiku të premten do të jetë pjesë e një takimi të ftuar nga znj. Osmani dhe z. Kurti. Njëherë kishte një takim konsultativ me deputetët e LDK-së për takimin  e së hënës”, ka thënë Mustafa.

Ai poashtu konfirmoi se në këtë takim nuk u diskutua për zgjedhjen e kryesisë së partisë.

“Jo, ishte vetëm takim konsultativ për seancën e së hënës”, ka thënë Mustafa.

(Kosova Sot Online)