Për sigurimin e vaksinave Anti-Covid, Zemaj jep detaje nga takimi me homologun izraelit

  • A.P /
  • 17 March 2021 - 17:53
Për sigurimin e vaksinave Anti-Covid, Zemaj jep detaje nga takimi me homologun izraelit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka zhvilluar sot një takim virtual me homologun izraelit Yuli Edelstei, e ku diskutuan për sigurimin e vaksinave Anti-Covid, për Kosovën.

Zemaj tha se me homologun izraelit kanë diskutuar për situatën me pandeminë, luftimin dhe parandalimin   e  virusit si dhe për sigurimin e vaksinave Anti-Covid për Kosovën.

“Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid”, ka shkruar Zemaj, në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme takimi virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, z. Yuli Edelstein të diskutoja për gjendjen e pandemisë në shtetin tonë, përkushtimin, të arriturat dhe sfidat tona si dhe bashkëpunimin në mes të dy vendeve në sektorin e shëndetësisë.

Republika e Kosovës është e bekuar me miqësinë e popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ishte përkrah qytetarëve tanë në kohën kur na kanosej ekzistenca, ashtu sikur që ne mbajtëm besën në kohët e vështira kur kombet tjera ishin të pabesë ndaj tyre.

Andaj, edhe sot, brengat tona i trajtuam në pajtim me situatën e pandemisë, luftimin dhe parandalimin virusit si dhe angazhimin tonë në sigurimin e vaksinave anti Covid.

Bashkëpunimi do të jetë i plotë, andaj edhe shpreha falënderim për Ministrin, z. Yuli Edelstein për këtë gatishmëri.

Faleminderit!


(Kosova Sot Online)