Lexoni edhe:
Nenad Gjurgjeviq: Dialogu nuk solli zgjidhje për të gjitha çështjet, por u krijuan kornizat për bashkëpunimin ekonomik me Kosovën
Përfaqësuesit e qeverisë afgane, talibanët dhe përfaqësues të disa shteteve të rëndësishme janë mbledhur në Moskë në përpjekje për pakësimin e dhunës dhe avancimin e procesit të paqes në Afganistan.
“Shpresojmë se biseda e sotme do të ndihmojë për krijimin e kushteve për arritjen e negociatave përparimtare ndër-afgane”, tha kryediplomati rus, Sergei Lavrov të enjten në fjalën hyrëse të konferencës.
Uashingtoni dhe Kabuli janë përpjekur të bëjnë trysni për armëpushim në vendin e rrënuar nga lufta, ndërsa talibanët kanë pranuar të bëhen pjesë e bisedimeve me qeverinë afgane, shkruan Free Europe.
Në këtë konferencë po marrin pjesë i dërguari amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, kryetari i Këshillit Kombëtar të Pajtimit, Abdullah Abdullah, dhe nënkryetari i talibanëve, Mullah Baradar.
Pjesëmarrës në konferencë janë edhe përfaqësuesit e Pakistanit, Iranit, Indisë, Kinës dhe Rusisë. Pas kësaj konference, muajin e ardhshëm do të mbahet një takim tjetër në Turqi.
Kombet e Bashkuara, që nuk po marrin pjesë në këtë konferencë, njoftuan të mërkurën se sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, ka caktuar një të dërguar të ri personal, Jean Arnault të Francës, për të punuar për paqen në Afganistan.
(Kosova Sot Online)