Avni Dehari në krye të seancës së parë të Kuvendit
Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.
Sipas rregullave, kjo seancë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër që do të asistohet nga deputeti më i ri i zgjedhur në këtë legjislaturë.
Deputeti i zgjedhur më i vjetri në këtë legjislaturë është Avni Dehari.
Dehari është 73 vjeçar, derisa në seancën e parë të tij si deputet do të jetë në ulësen më të rëndësishme të Kuvendit.
Pos Deharit, në krah të tij do të jetë edhe deputetja më e re e kësaj legjislature.
(Kosova Sot Online)