
Lexoni edhe:
Mbushet salla e Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes ulen përballë foltores
Ka filluar në Kuvend të Kosovës seanca konstituive e legjislaturës së tetë.
Kjo seancë po udhëhiqet nga deputeti më i vjetër që vjen nga radhët e LVV-së, Avni Dehari.
Mbushet salla e Kuvendit, deputetët e Vetëvendosjes ulen përballë foltores Lexoni edhe:
Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje ka dalë si parti e parë nga zgjedhjet e 14 shkurtit në koalicionin që kanë pasur me Listën “GUXO” të Vjosa Osmanit.
Rrjedhimisht, të njëjtëve iu takon që të propozojnë edhe personin që do ta udhëheqë Kuvendin e Kosovës në legjislaturën e re.
Deri më tani është bërë e ditur se në këtë pozitë do të propozohet Glauk Konjufca.
Pak orë më vonë ndërkaq pritet të thirret seanca për votimin e Qeverisë.
(Kosova Sot Online)