Lexoni edhe:
Në orën 16:00 pritet të votohet Qeveria Kurti
Një ligjvënëse në partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel ka humbur jetën, pasi u rrëzua gjatë një fluturimi për në Gjermani.
Karin Strenz, 53 vjeçe, po fluturonte në Frankfurt nga Kuba bashkë me burrin e saj, kur humbi ndjenjat të dielën.
Në orën 16:00 pritet të votohet Qeveria Kurti Lexoni edhe:
Avioni bëri një ulje emergjente në Aeroportin Shannon, Co Clare, Irlandë, rreth orës 7:30 të mëngjesit.
Ekipet mjekësore nuk arritën të shpëtonin Strenz dhe ajo u shpall e vdekur në spital.
Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e saj, por do të kryhen ekzaminimet për të vërtetuar pse gruaja humbi ndjenjat. Nuk dihet ende pse ajo kishte udhëtuar në Kubë.
(Kosova Sot Online)