Shpërthimi i vullkanit që ishte në gjumë për 900 vjet po tërheq mijëra vizitorë
Nuk ndodh shpesh të kesh shansin të shikosh shpërthimin e një vullkani, pamjet mbreslënëse.
Shpërthimi i vullkanit në Islandë ka ngjallur kuriozitet të madh në mijëra shikues kuriozë të cilët kanë rrezikuar duke shkuar dhe duke u bërë vizitorë të kësaj shfaqjeje natyrore madhështore.
Madje të fokusojnë në aparatet e tyre celularë pamje të llavës së kuqe të ndezur e cila kthehet në hi.
Shpërthimi i vullkanit pranë malit Fagradalsfjall, i cili filloi të premten vonë, 19 mars ishte i pari që shpërtheu në të njëjtin sistem vullkanik në rreth 900 vjet.
Vullkani ndodhet vetëm rreth 40 kilometra (25 milje) nga kryeqyteti Reykjavik dhe mund të arrihet pas një ecje 90 minutëshe nga rruga më e afërt.
“Është krejtësisht befasuese”, thotë Ulvar Kari Johannsson, një inxhinier 21-vjeçar që kaloi të dielën duke vizituar skenën.
“Ka erë mjaft të keqe. Për mua ajo që ishte befasuese ishin ngjyrat e portokallit: shumë, shumë më të thella se ato që prisnim”, tha ai për AFP.
Flluskat e llavës dhe rrjedhjet nga një kon i vogël në luginën Geldingadalur, grumbullohen në pellg dhe ngadalë kthehen në ngjyrë të zezë teksa ftohet.
Sipas ekspertëve, megjithëse shpërthimi konsiderohet relativisht i vogël dhe i kontrolluar, rreth 300,000 metra kub llavë janë derdhur deri më tani.
(Kosova Sot Online)