Lexoni edhe:
Suedia dënon me burgim të përjetshëm kosovarin që vrau prindërit, zbulohet motivi i vrasjes
Një grua shtatzënë ka vdekur sot nga koronavirusi. Lajmi për vdekjen e 41-vjeçares është konfirmuar nga Qendra Klinike, Universitare e Kosovës (QKUK).
Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka konfirmuar se e njëjta kishte edhe sëmundje shoqëruese.
“Rreth orës 6:30 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Poashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”
Kujtojmë se sot gjatë ditës nga Covid-19 ka vdekur edhe një 21-vjeçare.
““Bazuar ne njoftimin nga njësia e Mjekimit Intensiv Qendror, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme te tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur te mbijetoj”, ka thënë më tutje Qyqalla.
(Kosova Sot Online)