Halil Matoshi i AAK’së: Akti i Hotit për të ia dorëzuar Kurtit postin, paraqet kulturë politike

  • E. /
  • 23 March 2021 - 14:08
 Halil Matoshi i AAK’së: Akti i Hotit për të ia dorëzuar Kurtit postin, paraqet kulturë politike

Zyrtari i AAK’së, Halil Matoshi, ka deklaruar sot se veprimi i ish-Kryeministrit Avdullah Hoti, për të ia dorëzuar personalisht detyrën shefit të ri të Qeverisë, Albin Kurtit, paraqet kulturë politike dhe shkollë prej burrështeti.

Ish-zëvendësministri i Kulturës në Qeverinë Hoti, ka shkruar në Facebook se Lidhja Demokratike e Kosovës është aset kombëtar i Kosovës.  

“LDK âsht aset kombëtar i Kosovës, e patundun në idenë e shtetit për tre dekada, anipse po jeton ni periudhë të shtirë!”, ka shkruar Matoshi.

Matoshi thotë se veprimi i Hotit për të ia dorëzuar personalisht postin Kryeministrit të ri, Albin Kurtit, gjë që ky i fundit s’e kishte bërë me Hotin, paraqet kulturë politike.

“Avdullah Hoti mund të mos jetë Kryeministri ma i mirë, por po qe fati dhe “psikosomatika e frymës së kohës” (Peter Sloterdijk) ishin kundër tij, por ishte ni kryeminister normal në rrethana jonormale! Akti i tij i sotshëm, kur u ngrit në naltësinë e detyrës, tue i dorëzu postin Kryeministrit Kurti (gjâ që ky s’e bani!?) paraqet kulturë politike dhe shkollë prej burrështeti!”, ka shkruar Matoshi.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=2570216673283263&id=100008848660199

(Kosova Sot Online)