Lexoni edhe:
Agjenda e nesërme e Kryeministrit Albin Kurtit
Ish-ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni sot ia ka dorëzuar postin ministrit të posazgjedhur, Armend Mehaj.
Quni postin e tij e ka dorëzuar në një mënyrë të veçantë.
Teksa dorëzoi postin, Quni i tha disa fjalë për punën që ka kryer kjo ministri deri tani, duke i uruar Mehaj për rrugëtimin e ri.
Agjenda e nesërme e Kryeministrit Albin KurtitLexoni edhe:
Quni madje ka folur edhe për kohën kur e ka pranuar detyrën, teksa thotë se ka qenë shumë i emocionuar, por tha se ndjehet mirë pasi kjo përgjegjësi po i kalon tashmë Armend Mehajt.
Kujtojmë se Albin Kurti nuk ia kishte dorëzuar detyrën e kryeministrit, Avdullah Hotit.
Mandatin nga ministritë e udhëhequra nga Vetëvendosje, atyre të LDK-së ua dorëzuan pjesëtarë të stafit civil.
(Kosova Sot Online)