Investimet kineze në Serbi, Vuçiq falënderon Kinën për ndërtimin e autostradës

  • G.g /
  • 24 March 2021 - 13:04
Investimet kineze në Serbi, Vuçiq falënderon Kinën për ndërtimin e autostradës

Investimet kineze janë gjithnjë e më të pranishme në Serbi. Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e një autostrade, investim nga një kompani kineze, Presidenti Alesandar Vuçiç falënderoi këtë të fundit, pasi projekti do të përfundojë përpara afatit, pavarësisht probleme të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.

Vuçiç, i cili shoqërohej nga ambasadorja kineze Chen Bo, vuri në dukje se projekti po përparon në mënyrë të qëndrueshme dhe të shpejtë falë përpjekjeve të Grupit Shandong dhe partnerëve të tij Serb.

“Jemi shumë krenar për këtë bashkëpunim. Duhet të falënderojmë miqtë tanë nga Grupi Shandong. Ata rikonfirmuan se autostrada me katër korsi që lidh Lajkovac me Valjevo e cila ishte planifikuar të përfundonte në dhjetor 2023 përfundon një vit më parë në dhjetor 2022. Kjo është një ngjarje e madhe për Valjevo. Dua të falenderoj popullin e Republikës së Kinës dhe ambasadoren kinez për përpjekjet e saj,” – tha Presidenti Aleksandar Vuçiç.

Ai tha se kjo autostradë është një nga projektet kryesore kombëtare të Serbisë, e cila është me rëndësi për zhvillimin e zonave përgjatë saj. Vuçiç theksoi se Serbia është e gatshme të zgjerojë bashkëpunimin me Kinën në infrastrukturë.

Ndërtimi i rrugës 18.3 km që kap vlerën 158 milion euro filloi në qershor 2020 dhe pasi të përfundojë, ajo do të lidhë autostradën e ardhshme Beograd-Adriatik i Jugut me pjesë të Bosnje dhe Herzegovinës në Perëndim dhe Korridorin 10 në lindje, duke e vendosur qytetin Valjevo në fokusin e planeve të zhvillimit të Serbisë.

(Kosova Sot Online)