Lexoni edhe:
Çmenduri në internet, paguhen 500 mijë dollarë për një shtëpi virtuale
Ish-zyrtari amerikan, Pierre-ëRichard Prosper, avokat i Hashim Thaçit, në seancën e sotme paragjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së ka thënë se s’ka mundur të takohet me ish-presidentin e Kosovës që prej kohës kur është ngritur aktakuza kundër tij.
“Klientin tim nuk e kam takuar prej kur është ngritur aktakuza kundër tij”, tha Prosper.
Çmenduri në internet, paguhen 500 mijë dollarë për një shtëpi virtuale Lexoni edhe:
“Kjo është edhe për shkak të Prokurorisë”, theksoi avokati amerikan.
Ai tha se me Thaçin mund të diskutojë vetëm nëpërmjet platformave elektronike sikurse zoom, të cilës tha se s’mund t’i besosh.
“S’mund t’i bësh takimet me Zoom. Zoom-i nuk është platformë e sigurt dhe neve nuk na pëlqen të diskutojmë gjëra sensitive aty”, tha Prosper.
Ai tha se këtë platformë komunikimi nuk e përdor as Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Vetë Prokuroria nuk e përdor”, tha Prosper.
(Kosova Sot Online)