Lexoni edhe:
Kuislingu Hashim Thaçi i bëri të gjitha pazaret me Serbinë për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale, ra vetë në grackën e përgatitur për të tjerët!
Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së kanë treguar punën e tyre mbi fillimin e hetimeve, ku si pengesë për mofillim është përmendur edhe mosarritja e vaksinës kundër koronavirusit në Kosovë.
Pierre-Richard Prosper, avokat i Hashim Thaçit, tha se nuk janë në gjendje t’i fillojnë punët hetimore në prill, duke përmendur si shkak edhe nxjerrjen e materialeve dhe pamundësinë e udhëtimit në Kosovë.
“Ne nuk kemi mundur të udhëtojmë. Në Kosovë thuhet shprehimisht që nuk mund të udhëtojmë. Thaçin nuk e kam takuar që prej kohës kur e kanë arrestuar. Ne nuk kemi mundur t’i diskutojmë materialet”, ka thënë ai.
Prosper ka theksuar se janë përpjekur të komunikojnë me klientët e tyre përmes platformës Zoom, të cilën e ka cilësuar të pasigurt. Sipas tij, derisa të mos jenë në gjendje të takohen, nuk mund të ecin përpara.
Ndërsa Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, ka thënë se në fazën e hetimeve, hetuesi kryesor i tyre është infektuar me COVID-19, gjë që ua ka vështirësuar punët.
Avokati i Rexhep Selimit, David Young ka përmendur problemet e shkaktuara nga pandemia. ndërsa ka theksuar se Kosova nuk ka plan për vaksinim dhe se është i vetmi vend në Evropë që nuk ka arritur të sigurojë vaksina.
Kjo sipas tij, ia ka ngadalësuar hetimin ekipit të tij.
Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra ka thënë se hetimi mund të fillojë në fund të prillit.
(Kosova Sot Online)