Lexoni edhe:
Këto janë qytetet më të sigurta në Zvicër
Partitë politike që kanë bërë shkelje të rregullave zgjedhore, janë gjobitur me shuma të majme parash. Nga ankesat që kanë shkuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, del se Partia Demokratike e Kosovës ka shkelur më së shumti rregullat, duke u gjobitur me mbi 66 mijë euro.
Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë dënuar për shkelje të rregullave zgjedhore, gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Këto janë qytetet më të sigurta në Zvicër Lexoni edhe:
PZAP ka marrë vendim që partive politike t’u ndalohen paratë në dy periudha kohore. Periudha e parë do të bëhet në tremujorin e dytë të vitit, ndërkaq e dyta në tremujorin e tretë.
Sipas PZAP’së, partia që nuk ka respektuar rregullat zgjedhore dhe është gjobitur më së shumti është PDK’ja.
Kësaj partie i ka kushtuar 66 mijë e 100 euro mospërfillja e rregullave të caktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Pas PDK’së vijnë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 52 mijë e 750 euro, Lëvizja Vetëvendosje me 40 mijë e 700 euro dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 20 mijë e 600 euro.
(Kosova Sot Online)