Ramush Haradinaj: Ata që vranë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijtë tanë, duhet të përgjigjen

  • E /
  • 25 March 2021 - 10:30
Ramush Haradinaj: Ata që vranë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijtë tanë, duhet të përgjigjen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Celinë, Fortesë dhe Brestoc 22 vite më parë.

Ai tha se duhet vazhduar që të kërkohet drejtësi për ta, teksa shtoi se ata që vranë gra, burra, pleq e fëmijë duhet të përgjigjen.

“Haradinaj tha se ne si shoqëri dhe si shtet duhet të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për ta.“Ata që vranë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijtë tanë, duhet të përgjigjen” shkruan Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Liria e Kosovës peshon rëndë!

Sot kujtojmë të rënët në Celinë, Fortesë dhe Brestoc, që i falën jetën Atdheut njëzetedy vite më parë.

Si shoqëri e si shtet, do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për ta. Ata që vranë gratë, burrat, pleqtë dhe fëmijtë tanë, duhet të përgjigjen.

Dëshmorët e Martirët janë ndërgjegjja jonë kombëtare, motivimi e frymëzimi për të ruajtur atë që e fituam me shumë sakrificë.

Lavdi!

RH

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2541443032646762

(Kosova Sot Online)