![](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/25/200x200_jjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj1616655534.jpg)
Lexoni edhe:
Kryeministri dhe Presidenti i shtetit për herë të parë të punësuar për ti shërbyer popullit, opozita ta jep mbështetjen pa obstruksione
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast që ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, e ku një taksist i zonës ka dërguar në stacionin e policisë një kuletë me një shumë të konsiderueshme parash, e që i ka rënë një klienti.
Sipas policisë personit të cilit i kishte rënë kjo kuletë nuk ishte në dijeni se i mungonte ajo.
“Më 24.03.2021 rreth orës 23:30 në stacionin policor në Fushë Kosovë, nga një qytetar (taksist) është dërguar një portofol me një shumë të konsiderueshme parash dhe dokumente personale, të cilën taksisiti e kishte gjetë në veturën me të cilën po punonte. Nga ana e policisë menjëherë është kontaktuar personi, i cili ende nuk ishte në dijeni se i mungonte portofoli”, ka thënë Flora Ahmeti.
Sipas saj, personi të cilit i kishte rënë kuleta më pas e ka marr të njëjtën në stacionin policor.
“I njëjti është paraqitur në stacion ku janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme rreth pranim dorëzimit të parave dhe dokumenteve. Falënderojmë të gjithë qytetarët për bashëpunimin e vazhdueshëm me policinë, veçanërisht qytetarin S.B (mashkull), i cili mbrëmë përveç veprimit të cilin e vlersojmë shumë , ndau edhe kohën e tij për rastin”, ka thënë më tutje ajo.
(Kosova Sot Online)