Lexoni edhe:
Drejtësia e plogësht e Kosovës ka dështuar, të ngritët edhe një Gjykatës Speciale për krimet serbe të luftës
Disa protestues janë mbledhur para ambasadës së Kosovës në Ankara të martën. Ata kanë treguar pakënaqësi kundër Kosovës e cila hapi ambasadën e saj në Jerusalem.
Në protestën e organizuar nga Organizata e Ndihmës Humanitare (IHH) dhe Sindikata Memur-Sen, morën pjesë aktivistë turq dhe studentë arabë.
“Ne besojmë se vendimi e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem do të mbetet si një pikë e zezë në histori”, tha Zahid Sengul një figurë kryesore e Memur-Sen, në një deklaratë për shtyp.
Ata gjithashtu kanë kërkuar nga liderët kosovarë që ta tërheqin vendimin, raporton AA.
“Ashtu siç e mbrojtëm ne Kosovën që na kushtoi me jetë gjatë luftës për pavarësi, ne do të qëndrojmë për shtetin e Palestinës që po lëngon nga pushtimi i Izraelit”, është thënë në deklaratë.
Një studente jordaneze, Jilan Abu al-Rub, që mori pjesë në protestë, tha se ajo dënon ashpër këtë lëvizje të Kosovës.
Kosova ka hapur ambasadën e saj më 14 mars të këtij viti në Jerusalem.
(Kosova Sot Online)