
Lexoni edhe:
Dhjetë të vdekur dhe 836 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka bërë thirrje që në Kosovë të zgjidhet presidenti i ri pa vonesa. Në seancën e sotme plenare të Parlamentit Evropian ai ka thënë se Kosova duhet që ta kompletojë sa më shpejtë përbërjen e institucioneve të reja të Kosovës.
Më tutje ai ka dhënë edhe tri mesazhe për Kosovën.
Dhjetë të vdekur dhe 836 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
“Qytetarët e Kosovës kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet nëpërmjet zgjedhjeve dhe një lidership i ri së shpejti do të jetë në vend. Janë tri mesazhe kryesore që dua të bëjë. E para, që është esenciale, të kompletohet sa më shpejt përbërja e institucioneve të reja të Kosovës. Pas formimit të Kuvendit dhe Qeverisë, Kosova duhet ta zgjedh edhe presidentin e ri pa vonesa. Kosova nuk mund t’i lejojë vetes më tepër pasiguri politike në këto kohë sfiduese”, ka thënë Varhelyi.
Po ashtu ai ka thënë se është esenciale që të vazhdohet dialogu Kosovë – Serbi.
“Është esenciale që të përkushtohet Qeveria e re për ta vazhduar dialogun. Është kyçe për qytetarët e dy vendeve, normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve e perspektivën e dyja vendeve. Emisari për dialogun Miroslav Lajçak pret që takimi i radhës të mbahet brenda një kohe të arsyeshme”, ka thënë Varhelyi.
Varhelyi ka folur edhe për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovarët.
Ai ka thënë se pajtohet me Parlamentin Evropian se është koha që të procedohet me liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës.
“Komisioni pajtohet me Parlamentin se është koha që të procedohet me liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës, por e dini se vendimi duhet të merret nga shtetet anëtare në Këshill. I inkurajoj autoritetet e Kosovës të bisedojnë me shtetet anëtare, t’i adresojnë shqetësimet e mbetura të tyre. Janë momente kritike për Kosovën”, ka thënë Varhelyi.
At #EPlenary today: Thank you for your continued strong support for the European perspective of #WesternBalkans. This is in line with strong commitment of this @EU_Commission to the region. The Western Balkans is a priority for us, its future lies in #EU. https://t.co/7cZQ8EVSgT pic.twitter.com/g6eeCdafwD
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 25, 2021
(Kosova Sot Online)