
Lexoni edhe:
Vritet në Londër 21 vjeçari shqiptar
Studiuesit në Meksikë kanë shpikur një maskë të re për koronavirusin që mund të përdoret nga njerëzit ndërsa ndodhen në restorante.
Maskat e hundës, janë zbuluar në një video demonstruese ndërsa një burrë e një grua ndodheshin të ulur në tryezën e një restoranti dhe konsumonin ushqimin.
Vritet në Londër 21 vjeçari shqiptar Lexoni edhe:
Në video, çifti heqin maskat normale dhe më pas mbajnë vetëm atë të hundës për të drekuar në një tryezë në ambient të jashtëm. Për maskën e re ka pasur një sërë reagimesh në mediat sociale. Disa përdorues e kanë parë si diçka pozitive që mund të “zvogëlojë transmetimin” ndërsa të tjerët nuk ngurruan të qeshnin.
Qelizat njerëzore që u japin njerëzve sensin e nuhatjes janë një pikë kryesore hyrëse për koronavirusin, duke e bërë mbulimin e hundës të rëndësishme, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Por Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që njerëzit të mbajnë maska ëqë mbulojnë hundën, gojën dhe mjekrën për t’u mbrojtur sa më mirë nga virusi.
(Kosova Sot Online)