E kërcënoi se do ja publikojë bisedat dhe videot nëse nuk i jep para, suharekasi e raporton një femër në polici

  • E. /
  • 26 March 2021 - 10:47
 E kërcënoi se do ja publikojë bisedat dhe videot nëse nuk i jep para, suharekasi e raporton një femër në polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Suhareka ka raportuar në polici se një e dyshuar e ka kërcënuar atë se nëse nuk i jep të holla, do t’i publikojë bisedat dhe videot që kanë shkëmbyer së bashku.

Rasti sipas policisë ka ndodhur dje.

“Fsh. Papaz Suhareke, 25.03.2021-10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar për një shantazh nëpërmjet rrjeteve sociale,  ku e dyshuara ka kërkuar të holla duke e kanosur viktimën për publikim të bisedave dhe videove të cilat janë shkëmbyer gjatë bisedave”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)