Kryeziu i KDI’së tregon 4 kompanitë që fituan më së shumti tenderë nga Ministria e Shëndetësisë

  • E. /
  • 26 March 2021 - 12:21
 Kryeziu i KDI’së tregon 4 kompanitë që fituan më së shumti tenderë nga Ministria e Shëndetësisë

Ismet Kryeziu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar një infografikë me emrat e kompanive që kanë fituar më së shumti tenderë nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë vitit të kaluar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kryeziu ka thënë se mbi 68 përqind të vlerës së kontratave që Ministria e Shëndetësisë ka realizuar gjatë vitit 2020, është koncentruar në vetëm katër kompani.

Në bazë të kësaj infografike, katër kompanitë që kanë fituar më së shumti tenderë janë: N.SH.T “MADE-KOS”, LEGO SH.P.K, INTERLAB SH.P.K dhe SANTEFARM SH.P.K.

Vlera e kontratave që ka lidhur vjet MSH’ja sillet rreth 15 milionë euro.

“Mbi ë% të vlerës së kontratave që Ministria e Shëndetësisë  ka realizuar gjatë 2020 është koncentruar tek vetëm ë kompani. Kjo ministri gjatë 2020 ka lidhur kontrata në vlerë prej mbi ë ë euro”, ka shkruar Kryeziu.

https://www.facebook.com/IsmeKryeziu/posts/10221536777306941

(Kosova Sot Online)