![](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/27/200x200_bd7ae829-b539-49ca-8bd2-74a3b85717081616836275.jpg)
Lexoni edhe:
Individët me aktakuza të ngritura - jashtë institucioneve të shtetit, ngase ata interferojnë në sistemin e drejtësisë!
Akil Gjakova ka humbur në gjysmëfinale, dhe medaljen do ta kërkojë përmes repesazhit. Ai po lufton tani për të Bronztën. Akili u mposht në gjysmëfinale nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir pas një pakujdesie të vogël dhe kështu, ai tani do ta kërkojë medaljen e Bronztë.
Akili rrethin e parë e ka kaluar pa luftë, derisa në atë të dyta e ka mundur xhudistin, Keisei Nakano. Në rrethin e tretë, Akil Gjakova e ka mposhtur me ippon malazesin, Marko Gusic, derisa në gjysmëfinale u kualifikua pasi e mundi armenin, Ferdinand Karapetian. Megjithatë, nuk ishte dita e tij për të Artën apo Argjendtën, tani do të kërkojë medaljen e Bronztë.
Ai do të përballet me xhudistin vendas, Lasha Shavdatuashvili.
(Kosova Sot Online )