![](/uploads/kosova-sot/images/2021/March/23/200x200_LAJMI_I_FUNDIT1616495819.jpg)
Lexoni edhe:
Djali plagos babain e tij 65-vjeçar në Mitrovicë
Anëtarja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e ka quajtur shfaqje teatrale, organizimin e mbrëmshëm për ardhjen e 24 mijë vaksinave kundër COVID-19 në Kosovë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Halimi ka thënë se ngarendja për të marrë primatin se kush i solli vaksinat, është shfrytëzim i egër i fatkeqësisë së këtij vendi të varfër.
Djali plagos babain e tij 65-vjeçar në Mitrovicë Lexoni edhe:
“Shfaqja teatrale e mbrëmjes së djeshme për të luajtur rolin e shpëtimtarit në Aeroportin e Prishtinës dhe rrjete sociale, shpërfaq realitetin e hidhur të politikës kosovare dhe jo vetëm karshi ndjeshmërisë ndaj njeriut dhe gjendjes së tij. Ngarendja për të marrë primatin se kush e solli vaksinën, nuk është asgjë tjetër pos shfrytëzim i egër i fatkeqësisë së këtij vendi të varfër dhe të lënë anash nga çfarëdo agjende ndërkombëtare për zhvillim”, ka thënë Halimi.
Ajo tutje, ka shtuar se kalkulimet e tilla me jetë njerëzish, duhet të marrin një fund.
“Betejën me kujdesin e dhembshurin ndaj kësaj situate, partitë politike e kanë humbur gjatë fushatës elektorale, prandaj sot rritja marramendëse e rasteve me COVID-19 janë rezultat edhe i tyre! Andaj, kalkulimet e tilla me jetë njerëzish,duhet të marrin një fund, në të kundërtën, ne do të vazhdojmë të jetojmë në mjerimin e ç‘njerëzores”, ka theksuar Halimi.
Shkrimi i plotë:
Shfaqja teatrale e mbrëmjes së djeshme për të luajtur rolin e shpëtimtarit në Aeroportin e Prishtinës dhe rrjete sociale, shpërfaq realitetin e hidhur të politikës kosovare dhe jo vetëm karshi ndjeshmërisë ndaj njeriut dhe gjendjes së tij. Ngarendja për të marrë primatin se kush e solli vaksinën, nuk është asgjë tjetër pos shfrytëzim i egër i fatkeqësisë së këtij vendi të varfër dhe të lënë anash nga çfarëdo agjende ndërkombëtare për zhvillim.
Betejën me kujdesin e dhembshurin ndaj kësaj situate, partitë politike e kanë humbur gjatë fushatës elektorale, prandaj sot rritja marramendëse e rasteve me COVID-19 janë rezultat edhe i tyre!
Andaj, kalkulimet e tilla me jetë njerëzish, duhet të marrin një fund, në të kundërtën, ne do të vazhdojmë të jetojmë në mjerimin e ç‘njerëzores.
(Kosova Sot Online)