Lexoni edhe:
Pas tërmetit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, politika e lidhur me krimin duhet të pastrohet e zhveshur lakuriq, për një fillim të ri nga pika zero!
Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 917 pacientë janë të shtrirë në klinikat ku po trajtohen pacientët me COVID-19 dhe në spitalet rajonale.
Sipas SHSKUK’së, 753 prej këtyre pacientëve janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.
Vetëm më Klinikën Infektive janë të shtrirë 119 pacientë, nga 122 shtretër sa ka kjo klinikë.
Ndërsa, në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 133 pacientë, në Spitalin e Gjakovës, 95 pacientë, në Spitalin e Pejës 80 pacientë, në Spitalin e Gjilanit 119 pacientë, në Spitalin e Ferizajt 66 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 38 pacientë dhe në Spitalin e Vushtrrisë 22 pacientë.
Njoftimi i plotë:
Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 29 mars 2021, janë duke trajtuar 917 pacientë.
753 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2.
78 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore
704 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë
Në QKUK janë të shtrirë 364 pacientë:
308 të konfirmuar me Sars Cov-2
8 në gjendje të rënduar
313 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 119 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 91pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 39 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 11 paciente
Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 553 pacientë:
445 të konfirmuar pozitivë
19 në gjendje të rënduar shëndetësore
391 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 133 pacientë
Spitali i Gjakovës, 95 pacientë
Spitali i Pejës, 80 pacientë
Spitali i Gjilanit, 119 pacientë
Spitali i Ferizajt, 66 pacientë
Spitali i Mitrovicës,38 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë
(Kosova Sot Online)