Lexoni edhe:
Trusti ka një njoftim të rëndësishëm rreth tërheqjes së 10 përqindëshit
I dyshuari për plagosjen e një personi mbrëmë në Vushtrri është dorëzuar në polici.
I dyshuari ka dorëzuar një pistoletë e tipit TT me një karikator me shtatë fishekë.
Trusti ka një njoftim të rëndësishëm rreth tërheqjes së 10 përqindëshit Lexoni edhe:
Viktima ka pësuar plagë në këmbë dhe më pas është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Ukshin Kovaqica, Vushtrri 29.03.2021-21:31. Është raportuar për një rast plagosje me armë zjarri, ku viktima mashkull kosovar kishte pësuar plagë në këmbë të cilën ia kishte shkaktuar i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, ndërsa në stacionin policor është vetë dorëzuar i dyshuari i cili kishte dorëzuar një pistoletë e tipit TT me një karikator me shtatë(7) fishekë. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
(Kosova Sot Online)