Doktoresha inkurajon qytetarët që të vaksinohen: Unë po ndihem mirë dhe shpresoj që nuk do të kemi telashe
Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë të martën ka filluar vaksinimi i personelit shëndetësor kundër Covid-19.
Me këtë rast, njëra nga punonjëset shëndetësore që është vaksinuar ka qenë edhe doktoresha Kade Bjetullahu.
Ajo pas vaksinimit për EO është shprehur se ndihet mirë, kurse u ka bërë thirrje të gjithëve të vaksinohen.
“Unë posa e mora vaksinën dhe po ndjehem shumë mirë. Shpresoj që nuk kemi me pas telashe më tutje. Gjithçka ka qenë në rregull dhe u rekomandoj te gjithëve marrjen e vaksinën sepse është e nevojshme”, tha ajo.
Përveç personelit shëndetësor do të vaksinohen edhe personat e moshës mbi 80 vjeç.
Vaksinimi në komuna do të fillojë nga dita enjte.
(Kosova Sot Online)