Lexoni edhe:
Një ditë pas vendimit të LDK-së për Vjosa Osmanin, Ramush Haradinaj del në konferencë për media
Major, qeni i familjes presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përfshirë në një incident të ri të kafshimit që kërkonte trajtim mjekësor, kanë bërë të ditur burimet për CNN-in.
Incidenti, në të cilin ishte përfshirë një punëtor i Shërbimit të Parkut Kombëtar, ndodhi në Shtëpinë e Bardhë të hënën në mbrëmje. Punëtori ishte duke punuar në atë kohë dhe iu desh të ndërpriste punën për të marrë ndihmën mjekësore nga njësiti mjekësor i Shtëpisë së Bardhë.
Zonja e Parë në SHBA, Jill Biden, përmes zëdhënëses për media ka thënë se “Majori ende po iu përshtatet rrethanave të reja”.
Major, një qen gjerman 3-vjeçar, ishte adoptuar nga familja e presidentit Joe Biden më 2018. Ai në dy javët e fundit ishte pjesë e ushtrimeve, sipas Shtëpisë së Bardhë, pasi kishte pasur një tjetër incident me kafshim më herët gjatë muajit.
(Kosova Sot Online)